Paraditen e 7 tetorit u zhvillua në Xinjiang, në Qendrën Ndërkombëtare të Ekspozitave, konferenca e kremtimit të 70-vjetorit të Korpusit Ushtarak për Prodhimin dhe Ndërtimin e Xinjiangut.
Në tetor 1954, forcat ushtarake të ushtrisë çlirimtare të Kinës në Xinjiang ndryshuan detyrën e tyre, duke krijuar korpusin ushtarak për prodhimin dhe ndërtimin e Xinjiangut. Gjatë 70 vjetëve, ky grup ka dhënë kontribut historik për zhvillimin, bashkimin etnik, stabilitetin shoqëror dhe konsolidimin e mbrojtjes kombëtare në Xinjiang.
Gjatë konferencës, Zëvëndëskryeministri kinez He Lifeng shprehu urimet më të ngrohta për 70-vjetorin e krijimit, përshëndetjet për të gjithë anëtarët e grupit ushtarak si edhe falënderimet e sinqerta për të gjitha qarqet që i kanë dhënë mbështetje dhe vëmendje zhvillimit të këtij korpusi ushtarak në Xinjiang.
He vuri në dukje se gjatë 70 vjiteve, korpusi ushtarak në Xinjiang ka eksploruar një model të ri zhvillimi, në përshtatje me situatën praktike të Xinjiangut dhe vendit.
Në epokën e re, korpusi ushtarak do të ofrojë shërbime për stabilitetin shoqëror dhe sigurinë kombëtare. Ai do të injektojë gjallëri të re për zhvillimin cilësor, falë teknologjisë industriale. Do të krijojë “kështjellë” në kanalin e artë Azi-Europë dhe në hapjen e Kinës drejt perëndimit. Do të nxisë ndërtimin e komunitetit me të ardhme të përbashkët të kombësive të Kinës, si edhe do të luajë një rol më të madh në ndërtimin e një Xinjiangu më të bukur. (Jiang Lei)