Udhëtimet e pasagjerëve shënuan rritje me përfundimin e festës së Ditës Kombëtare
2024-10-08 16:28:03

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sektori hekurudhor i Kinës përjetoi një rritje të trafikut të pasagjerëve të hënën, ndërsa njerëzit u kthyen nga festa njëjavore e Ditës Kombëtare, njofton “Xinhua”.

Sipas “China State Railway Group Co., Ltd”, rrjeti hekurudhor parashikoi trajtimin e 19.86 milionë udhëtime pasagjerësh ditën e fundit të festës.

Gjithsej 13.103 trena u parashikuan për t’u vënë në funksion, duke përfshirë 1705 trena shtesë të planifikuar për të përmbushur kërkesën në rritje.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kjo shënon një nivel historik të lartë për kapacitetin operacional të një dite të vetme, sipas kompanisë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë periudhës 10-ditore të udhëtimit për pushime, nga 29 shtatori deri më 8 tetor, rrjeti hekurudhor i Kinës parashikohet të trajtojë 175 milionë udhëtime pasagjerësh.

Për të menaxhuar bumin e udhëtimeve, Kina ka marrë masa për të shtuar trena në itineraret e njohura dhe për të përmirësuar shërbimet për të siguruar udhëtim të sigurt dhe të rregullt për pasagjerët. (Fatosi)