Muscat pret shfaqjen "Nata e Kinës"
2024-10-07 12:00:50

Një koncert magjepsës "Nata e Kinës" u mbajt të premten në Shtëpinë e Operës Mbretërore në Muscat, Oman, njofton CGTN.

Foto nga Khalid Al-Busaidi, ROHM

Foto nga Khalid Al-Busaidi, ROHM

Prezantuar nga Qendra Kombëtare e Kinës për Artet Performuese (NCPA), ngjarja shfaqi një gamë të pasur veprash muzikore kineze, duke i ofruar audiencës së Omanit një mundësi unike për të përjetuar elegancën dhe thellësinë kulturore të Kinës. Si një nga institucionet kryesore kulturore të Lindjes së Mesme, Shtëpia e Operës Mbretërore Muscat është bërë një qendër globale për shkëmbimin artistik.

Krahas koncertit "Nata e Kinës", NCPA vuri gjithashtu në skenë "Un Ballo in Maschera" ( Ballo me Maska ) të Verdit të enjten dhe të shtunën në Shtëpinë e Operës Mbretërore si pjesë e hapjes së sezonit 2024/25, duke shënuar fillimin e një viti tjetër emocionues të shfaqjeve.(Fatosi)