Festa Kombëtare: Të ardhurat e kinemave kalojnë 1.9 miliardë juanë!
2024-10-07 14:17:45
Foto CMG
Që nga ora 18:18 e 6 tetorit, të ardhurat nga shitja e biletave të kinemave gjatë periudhës së Festës Kombëtare 2024, përfshirë para-shitjet, tejkaluan vlerën e 1.9 miliardëve juanë (271 milionë dollarë).
Gjatë Festës Kombëtare të këtij viti, kinematë në të gjithë vendin përjetuan kulmin e audiencës në ndjekjen e filmave. Institucione të tilla si Arkivi i Filmit i Kinës patën gjithashtu shfaqje speciale, për t'i dhënë mundësinë publikut të përjetojë historinë nëpërmjet filmave klasikë.
Krahas filmave të rinj, Arkivi i Filmit përzgjodhi edhe një sërë filmash klasikë, si edhe organizoi shfaqje speciale, duke u lejuar adhuruesve të filmave të rinj dhe të vjetër të përjetojnë historinë e Republikës përmes tyre. (Elona)
Lajmet Kryesore