Kina dënon sulmin terrorist në Pakistan që shkaktoi dy viktima kineze
2024-10-07 10:52:15

Foto VCG

Ambasada e Kinës në Pakistan dënoi ashpër sulmin terrorist në Karaçi më 6 tetor, i cili shkaktoi viktima të shumta, mes tyre edhe dy shtetas kinezë.

Një autokolonë që transportonte stafin kinez të Kompanisë Elektrike të Portit Qasim u sulmua pranë Aeroportit Ndërkombëtar Jinnah të Karaçit rreth orës 23:00, njoftoi ambasada në një deklaratë.

Ambasada dhe Konsullatat e Kinës në Pakistan dënuan ashpër sulmin terrorist dhe shprehën ngushëllimet e thella për viktimat e dy vendeve, si edhe për të lënduarit dhe familjet e tyre. Ndërkohë ata po bashkëpunojnë plotësisht me Pakistanin për pasojat e sulmit. (Elona)