Foto VCG
Më 5 Tetor, Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK dhe Ministër i Jashtëm, shkëmbeu mesazhe urimi me Ministrin e Jashtëm të Norvegjisë Eide, për të festuar 70-vjetorin e vendosjes së lidhjeve diplomatike mes dy vendeve.
Wang Yi tha se që nga vendosja e lidhjeve diplomatike 70 vjet më parë, marrëdhëniet Kinë-Norvegji janë bërë gjithnjë e më të qëndrueshme. Jo shumë kohë më parë, Kryeministri Jonas Gahr Støre vizitoi me sukses Kinën. Udhëheqësit kinezë patën shkëmbime të thella me të mbi marrëdhëniet Kinë-Norvegji dhe çështje të rëndësishme ndërkombëtare, duke arritur konsensus për promovimin e përbashkët të zhvillimit të gjelbër dhe bashkimin për t'iu përgjigjur sfidave globale.
Jam i gatshëm të punoj me ju për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të krerëve të dy vendeve për të vazhduar forcimin e shkëmbimeve, si edhe bashkëpunimin për të dhënë një kontribut më të madh në marrëdhëniet Kinë-Norvegji në 70 vitet në vazhdim, tha Wang.
Espen Barth Eide tha se Norvegjia ishte një nga vendet e para perëndimore që njohu Republikën Popullore të Kinës. Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë bërë përparim të madh në 70 vitet e fundit. Është në interes të të dy vendeve të forcojnë më tej lidhjet politike dhe ekonomike. Kohët e fundit, Kryeministri Støre vizitoi me sukses Kinën dhe zhvilloi dialog konstruktiv për çështje kyçe me interes të përbashkët. Pres me padurim që të dy vendet të vazhdojnë thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe të ndërtojnë së bashku një botë më të mirë dhe më të qëndrueshme, u shpreh ai (Elona)