Me afrimin e Ekspozitës së Shtatë Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE), ekspozuesit globalë po përgatiten për këtë ngjarje që do të zhvillohet në Shangai duke filluar nga 5 nëntori.
Foto nga VCG
Sipas Byrosë së Ekspozitës, më shumë se 70 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në pavionet e CIIE-së.
Disa produkte të reja në pavionet e biznesit që do të shfaqen për herë të parë, me siguri do të tërheqin vëmendje të madhe. Për shembull, kompania franceze Michelin do të prezantojë për herë të parë në Azi një model të rrotës hënore. Kjo rrotë hënore mund të përshtatet me kushtet jashtëzakonisht të vështira në Hënë, përfshirë ndryshimet ekstreme të temperaturës nga dita në natë.
Si ekspozita e parë në nivel kombëtar për importet, CIIE vitin e kaluar tërhoqi përfaqësues nga 154 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare. Më shumë se 3400 sipërmarrje morën pjesë në ekspozitën e biznesit.