Foto VCG
Shitjet e shtëpive në Kinë u rritën gjatë festës së Ditës Kombëtare, si rezultat i masave të shumta stimuluese për të nxitur tregun e pasurive të paluajtshme në vend që nga fundi i shtatorit, raportoi të shtunën Grupi Mediatik i Kinës (CMG).
Gjatë periudhës së pushimeve njëjavore që filloi të martën, numri i vizitave nëpër shtëpi, që pasqyron gatishmërinë për të blerë një pronë, u rrit ndjeshëm. Ndërkohë shitjet e shtëpive në shumë vende u rritën në shkallë të ndryshme, njoftoi CMG, duke cituar Ministrinë e Strehimit dhe Zhvillimit Urbano-Rural të Kinës.
Që nga e premtja, më shumë se 50 qytete prezantuan politika për të nxitur tregun e pasurive të paluajtshme. Ndërkohë gati 2000 prona nga më shumë se 1000 kompani pronash morën pjesë në promovime, sipas CMG. (Elona)