Festa e Ditës Kombëtare sjell rritje të arkëtimeve të biletave të kinemave
2024-10-06 14:00:26

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Si dëshmi e vitalitetit të saj ekonomik, festa njëjavore e Ditës Kombëtare ka sjellë një rritje të arkëtimeve të biletave të kinemave, duke nënvizuar potencialin e tregut të rigjallëruar të Kinës, shkruan “China Daily”.

Deri të premten, nga shitja e biletave u grumbulluan 1.47 miliardë juanë (209.4 milionë dollarë), një rritje prej 45 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022 dhe duke tejkaluar paksa shifrën vjetore të 2023-shit, sipas “Maoyan Pro”, platforma e informacionit të filmit në kohë reale.

E nxitur nga bumi, shifrat e arkëtimeve të këtij viti kanë tejkaluar 36 miliardë juanë, të konsideruar nga shumë ekspertë të industrisë si një shenjë frymëzuese për të ngritur moralin pas sezoneve të ngadalta të mëparshme nga festat e 1 Majit deri te pushimet verore dhe Festivali i Mesvjeshtës.

“The Volunteers: The Battle of Life and Death”, vepra më e fundit regjisoriale nga Chen Kaige, regjisori i parë kinez që fitoi një çmim “Palma e Artë” në Festivalin e Filmit në Kanë, aktualisht kryeson listat me fitime që tejkalojnë 500 milionë juanë.

Filmi fantastiko-shkencor i regjisorit Lu Chuan, “Bureau 749”, mban vendin e dytë me mbi 300 milionë juanë.

Në vendin e tretë renditet drama kriminale “Tiger Wolf Rabbit”, me mbi 230 milionë juanë.

Ndërsa pesëshja me më shumë arkëtime nga biletat mbyllet me komedinë “Panda Plan”, nga Jackie Chan”, dhe thrillerin aksionin të yllit ikonë të Hong Kongut, Andy Lau, “High Forces”. (Irma)