Kina kërkon mbrojtjen e të drejtave palestineze në UNHRC
2024-10-05 11:05:14

Foto VCG

Kina shprehu shqetësim të thellë mbi situatën e të drejtave të njeriut në territorin palestinez, duke riafirmuar mbështetjen e saj për popullin palestinez dhe për të drejtat e tyre legjitime kombëtare.

Çështja palestineze ka vazhduar për më shumë se 70 vjet, duke shkaktuar vuajtje të pamasë për popullin palestinez, tha Chen Xu, përfaqësues i përhershëm i Kinës në Zyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë dhe organizata të tjera ndërkombëtare në Zvicër, shkruan “Xinhua”.

“Gati një vit pas fillimit të konfliktit në Gaza, armiqësitë vazhdojnë dhe përshkallëzimi i fundit i dhunës në Liban ka komplikuar më tej përpjekjet për të arritur një zgjidhje me dy shtete”,- tha Chen në një fjalim në sesionin e 57-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (UNHRC), gjatë debatit të përgjithshëm mbi situatën e të drejtave të njeriut në Palestinë dhe territoret e tjera të okupuara arabe.

Ai theksoi se Kina kundërshton dhe dënon të gjitha aktet e dhunës kundër civilëve të pafajshëm, veçanërisht grave dhe fëmijëve.

“Kina bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm, për t'i dhënë fund veprimeve që përshkallëzojnë tensionet dhe masat për të lehtësuar katastrofën humanitare në Gaza”,- shtoi ai.

Chen kërkoi veprime konkrete për të mbrojtur të drejtat legjitime të popullit palestinez, duke theksuar nevojën që komuniteti ndërkombëtar të zbatojë rezolutat përkatëse të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe UNHRC-së mbi të drejtat palestineze dhe t'i përmbahet opinionit këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ai gjithashtu bëri kërkoi thirrjen, nën kujdesin e OKB-së, të një konference ndërkombëtare paqeje më të madhe, më autoritare dhe më efektive, për të zhvilluar një plan kohor dhe udhërrëfyes specifik për zbatimin e zgjidhjes me dy shtete dhe arritjen e një rezolute gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme për çështjen palestineze.

“Kina është e gatshme të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të bërë përpjekje të pandërprera drejt këtij qëllimi”,- shtoi Chen. (Irma)