Teknologjia promovon kontrollin e sëmundjeve që transmetohen nga mushkonjat
2024-10-05 14:14:52

Me ndihmën e teknologjisë bërthamore dhe teknologjisë gjenetike, studiuesit shkencorë kinezë kanë bërë përparim në çrrënjosjen masive të “Aedes albopictus”, e njohur dhe si mushkonja tigër aziatike, një mushkonjë vendase në zonat tropikale dhe subtropikale të Azisë Juglindore dhe një vektor kryesor i Zikës dhe virusit dengue, që mund të shkaktojnë defekte të lindjes dhe vdekje, shkruan “China Daily”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Autoriteti i Energjisë Atomike të Kinës themeloi një qendër kërkimore për sterilizimin e insekteve në partneritet me Universitetin Sun Yat-sen në provincën Guangdong të Kinës jugore në vitin 2020.

Një fabrikë mushkonjash e “SYSU” në Dongguan, Guangdong, mbarështohen në masë meshkuj sterilë “Aedes albopictus”, që çiftohet me mushkonjat femra pa prodhuar pasardhës. Më këtë metodë synohet reduktimi i transmetimit të sëmundjeve të shkaktuara nga mushkonjat.

Sipas Zhang Dongjing, profesor i asociuar në qendër, ekipi ka lëshuar rreth 30 milionë mushkonja meshkuj të sterilizuar në tre vitet e fundit, duke treguar rezultate pozitive në kontrollin e popullatës së mushkonjave dhe sëmundjeve të shkaktuara nga mushkonjat.

Chen Xiaoguang, drejtor i Institutit të Mjekësisë Tropikale në Universitetin Mjekësor Jugor, drejton një ekip për të prodhuar “Aedes albopictus” mashkull nga femrat përmes modifikimit të gjeneve, në Guangzhou, në provincën Guangdong.

Për faktin se vetëm mushkonjat femra transmetojnë patogjenë kur ushqehen me gjak, shndërrimi i mushkonjave femra në meshkuj që nuk kafshojnë mund të jetë një rrugë për kontrollin e vektorëve të sëmundjes.

Nëpërmjet mikroinjektimit, studiuesit mund të fusin një faktor përcaktues mashkullor në larvat e mushkonjave femra për të çelur pasardhës meshkuj të modifikuar saktësisht.

Mushkonjat meshkuj të konvertuara mund të kalojnë në gjenin përcaktues të mashkullit në mënyrë që të rritin më shumë pasardhës meshkuj.

Manipulimi gjenetik pritet të zvogëlojë me shpejtësi numrin e mushkonjave femra në natyrë.

Ekipi në laboratorin e vektorit të mushkonjave, “SMU School of Public Health”, ka ndryshuar me sukses mushkonjat femra në meshkuj dhe po kryen teste laboratorike.

“Kjo pritet të ofrojë një armë të re në parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve të transmetuara nga mushkonjat. Sigurisht që unë nuk jam për zhdukjen totale të mushkonjave, por vetëm për të mbajtur popullsinë e tyre në një nivel që nuk është i dëmshëm për njerëzit”,- tha Chen Xiaoguang. (Irma)