Investitorët e huaj shprehin besimin te Kina
2024-10-05 14:33:33

Kompanitë shumëkombëshe kanë shprehur besim tek ekonomia e Kinës, pasi qeveria kineze ka theksuar përpjekjet për të nxitur tregun e kapitalit dhe Banka Popullore e Kinës zbuloi një sërë rregullimesh të mëdha të politikës monetare javën e kaluar, shkruan “CGTN”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shefi ekzekutiv i “ANZ Group Holdings”, Shayne Elliot, në mars njoftoi planet për të zgjeruar praninë e “ANZ” në Kinë. Ai theksoi se banka vazhdon të trajtohet jashtëzakonisht mirë në vend.

Bill Anderson, drejtor ekzekutiv i kompanisë gjermane të kimikateve dhe farmaceutikëve “Bayer”, tha se kompania sheh një potencial të madh në tregun kinez dhe ka besim në zhvillimin afatgjatë ekonomik të Kinës, pasi qeveria kineze promovon gjithnjë masa për të tërhequr investime të huaja, për të zgjeruar konsumin dhe për të nxitur për zhvillimin e gjelbër.

Rudolf Klotschler, shefi i shitjeve dhe shërbimeve të kompanisë gjermane të pajisjeve shtëpiake “BSH Hausgerate Group”, tha se Kina është një nxitës i inovacionit dhe përvojat e fituara në Kinë u ofrojnë kompanive të huaja një avantazh të konsiderueshëm konkurrues në tregje të tjera.

Klotschler shprehu besimin te potenciali i tregut kinez dhe beson se kompania do të arrijë zhvillim edhe më të madh në Kinë në të ardhmen. (Irma)