Vazhdon fluksi i udhëtimeve gjatë Festës Kombëtare
2024-10-05 14:15:36

Foto VCG

Udhëtimet në Kinë vazhduan të kenë fluks të madh edhe të enjten, në ditën e tretë të pushimeve njëjavore të Festës Kombëtare të Kinës, treguan të premten të dhënat zyrtare.

Më shumë se 17.6 milionë udhëtime me tren u kryen të enjten, 8% më shumë se një vit më parë. Udhëtimet me anije arritën në afro 1.8 milionë, me 26.7% më shumë se vjet dhe udhëtimet ajrore arritën në 2.19 milionë, 12.5% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, sipas të dhënave të Ministrisë së Transporteve.

Trafiku rrugor zuri pjesën më të madhe, me 261.71 milionë udhëtime pasagjerësh të regjistruar, 3.9% më shumë se një vit më parë, treguan të dhënat.

Ministria u bëri thirrje të premten departamenteve të transportit në rajone të ndryshme, të vazhdojnë të bëjnë çdo përpjekje për të siguruar transport të qetë dhe shërbime logjistike. (Elona)