Vlera e fondit të ofertës publike të Kinës arriti në 30.9 trilionë juanë në gusht
2024-10-04 14:13:56

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vlera neto e aktiveve nën menaxhimin e fondeve të ofertës publike të Kinës arriti në 30.9 trilionë juanë (rreth 4.41 trilionë dollarë amerikanë) në fund të gushtit, sipas të dhënave nga Shoqata e Menaxhimit të Aseteve të Kinës, cituar nga “Xinhua”.

Nga të dhënat bëhet e ditur se deri në fund të muajit gusht, 163 shoqëri administruese operonin gjithsej 12.132 fonde me ofertë publike.

Fondet e hapura, përfshirë kapitalin, obligacionet dhe fondet e tregut të parasë, raportuan një vlerë asetesh prej afro 27.07 trilionë juanë, duke zënë pjesën kryesore të totalit. Shkalla e fondeve të mbyllura arriti në gati 3.84 trilionë juanë.

Sipas Komisionit Rregullator të Letrave me Vlerë të Kinës do të bëhen përpjekje për të përmirësuar vazhdimisht shkallën dhe proporcionin e fondeve të kapitalit dhe për të krijuar kthime afatgjata dhe të qëndrueshme për investitorët. Vlera e fondeve të kapitalit publik qëndroi në 3.29 trilionë juanë në fund të gushtit. (Irma)