Kina nis goditjen ndaj shërbimeve të paligjshme të lajmeve në internet
2024-10-04 11:05:41

 Foto VCG

Rregullatori i hapësirës kibernetike të Kinës ka nisur një fushatë speciale tremujore për të rregulluar më mirë shërbimet e lajmeve në internet dhe për të korrigjuar sjelljen e paligjshme në këtë drejtim.

Zyra e Komisionit Qendror të Çështjeve të Hapësirës Kibernetike ka lëshuar një qarkore mbi fushatën, duke vënë në dukje se masa synon të sigurojë një mjedis të pastër në internet, citon “Xinhua”.

Fushata do të synojë kryesisht shkelje të tilla si përhapja e dezinformatave, fabrikimi i informacioneve, përdorimi i klikimeve dhe taktika të tjera shtrembëruese ose mashtruese.

Ajo gjithashtu do të godasë abuzimin e pushtetit në paraqitjen e lajmeve.

Shkelje të tjera që do të synohen përfshijnë organizatat e lajmeve të rreme dhe transferimin e paligjshëm të certifikatave përkatëse të biznesit. (Irma)