Udhëheqësit e Francës, Afrikës së Jugut, Pakistanit dhe vendeve të tjera i dërguan së fundmi mesazhe dhe letra urimi Presidentit të Kinës Xi Jinping, gjithashtu Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK, me rastin e 75-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës.
Foto nga VCG
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se viti 2024 shënon 75-vjetorin e themelimit të RPK-së, por edhe 60 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe Kinës, ku vizita shtetërore e Presidentit Xi në Francë në maj shënon një nga momentet kulmore.
Macron theksoi se Franca është e gatshme të ruajë prirje pozitive për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, të promovojë dialogun midis Evropës dhe Kinës, të kërkojë interesa të përbashkëta, të avancojë paqen botërore dhe të përballet së bashku me sfidat e mëdha, si ndryshimet klimatike.
Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, tha se Afrika e Jugut është e gatshme të vazhdojë forcimin e bashkëpunimit me Kinën në të gjitha nivelet dhe mbështet Kinën në rolin e saj udhëheqës në skenën globale.
Presidenti pakistanez Asif Ali Zardari tha se Kina me siguri do të arrijë ripërtëritjen e madhe të kombit. Pakistani do të jetë gjithmonë një mik i besueshëm, një vëlla i pandarë dhe një partner i Kinës.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, shprehu urimet e tij më të ngrohta, duke theksuar se OKB është e gatshme ta festojë këtë rast të rëndësishëm me popullin kinez dhe të thellojë solidaritetin dhe bashkëpunimin për të avancuar Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, duke krijuar një të ardhme më të mirë për popullin kinez dhe njerëzit në mbarë botën.