Ndërmarrjet shtetërore në Kinë raportuan rritje të të ardhurave në tetë muajt e parë të vitit
2024-10-04 14:08:17
Foto nga VCG
Ndërmarrjet shtetërore në Kinë (NSH) raportuan rritje prej 1.4 për qind në bazë vjetore në të ardhurat nga janari në gusht të këtij viti, sipas Ministrisë së Financave.
Të ardhurat e tyre të kombinuara arritën në rreth 53.81 trilionë juanë (rreth 7.56 trilionë dollarë amerikanë) gjatë kësaj periudhe, bën të ditur “Xinhua”.
Fitimet e kombinuara ranë 2.1 për qind në rreth 2.88 trilionë juanë nga e njëjta periudhë e një viti më parë, treguan të dhënat.
Raporti i tyre i borxhit ndaj aktiveve qëndroi në 64.9 për qind në fund të gushtit, sipas Ministrisë së Financave. (Irma)
Lajmet Kryesore