Foto nga VCG
Në ditën e dytë të festës së Ditës Kombëtare në Kinë pati rritje të konsiderueshme të trafikut ndërrajonal të pasagjerëve, me një total prej 283.7 milionë udhëtimesh të kryera, që përfaqëson një rritje prej 4.1 për qind në baza vjetore dhe një rritje të dukshme prej 15 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, bëri të ditur Ministria e Transporteve, shkruan “China Daily”.
Rrjeti hekurudhor i Kinës trajtoi 18.24 milionë udhëtime pasagjerësh, duke shënuar një rritje prej 6.9 për qind në baza vjetore dhe një rritje mbresëlënëse prej 25.8 për qind nga e njëjta periudhë e vitit 2019.
Trafiku rrugor i pasagjerëve gjithashtu pati rritje të konsiderueshme, duke arritur në 262 milionë udhëtime, një rritje prej 3.8 për qind në baza vjetore dhe 14.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-s.
Udhëtimet e automjeteve të vogla jokomerciale të pasagjerëve në autostrada dhe rrugë të zakonshme kombëtare dhe provinciale arritën në 226 milionë, me 3.5 për qind më shumë nga viti 2023 dhe një rritje e dukshme prej 42.9 për qind nga viti 2019.
Trafiku i pasagjerëve në rrugë detare regjistroi 1.4 milionë udhëtime, duke treguar një rritje prej 24.1 për qind nga viti 2023, por një rënie prej 34.7 për qind nga 2019-a.
Trafiku ajror i pasagjerëve arriti në 2.3 milionë udhëtime, një rritje prej 11.7 për qind nga e njëjta periudhë e vitit 2023 dhe një rritje prej 20 për qind nga 2019-a. (Irma)