Foto VCG
Ekspozita Ndërkombëtare e Arteve Audiovizuale 2024 u hap të mërkurën në Pekin, duke shfaqur gati 5000 regjistrime nga artistë kinezë dhe ndërkombëtarë.
Mbi 60 kompani të njohura muzikore, duke përfshirë “Universal Music Group” dhe “Sony Music Entertainment”, po marrin pjesë në këtë aktivitet, i bashkorganizuar nga Qendra Kombëtare për Artet Performuese (NCPA) dhe nga “China National Publications Import and Export (Group) Co., Ltd”.
Gjatë ekspozitës, që zgjat deri të dielën, të pranishmit mund të angazhohen me më shumë se një duzinë projektesh interaktive, që përfshijnë teknologji të përparuar në art, të tilla si pamjet vizuale me definicion ultra të lartë, imazhet e skenës 3D dhe performancat e realitetit virtual, shkruan “Xinhua”.
Përveç ekspozitave, u mbajt edhe një forum ku ekspertë dhe studiues diskutuan të ardhmen e industrisë audiovizive, duke u fokusuar veçanërisht tek integrimi në rritje i artit dhe teknologjisë.
Ma Rongguo, zv.drejtor i NCPA-së, theksoi angazhimin për të përdorur regjistrimet si një mjet për të zgjeruar shtrirjen ndërkombëtare të veprave të jashtëzakonshme nga artistët kinezë, duke lejuar audiencën globale të përjetojë pasurinë e kulturës kineze. (Irma)