Mbi 200 shtetas kinezë u evakuuan nga Libani
2024-10-03 11:32:31

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Qeveria kineze ka evakuuar mbi 200 shtetas kinezë nga Libani në mes të tensioneve të përshkallëzuara mes Libanit dhe Izraelit.

Grupi i parë i përbërë nga 69 shtetas kinezë dhe anëtarë të huaj të familjeve të tyre u nis me anije, që mbërriti në Qipro të martën.

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Grupi i dytë, i cili përbëhej nga 146 shtetas kinezë dhe pesë të huaj, u kthye të mërkurën në Pekin me një aeroplan me qira, bën të ditur “CGTN”.

Konservatori i Lartë Kombëtar Libanez i Muzikës, i financuar nga qeveria kineze pranë kryeqytetit të Libanit, Bejrut, shërbeu si pikë grumbullimi i përkohshëm për të evakuuarit. (Elona)