Yongchuan aspiron të ndërtojë një “qytet filmi” të teknologjisë së lartë
2024-10-03 11:31:36

 Foto CHINA NEWS SERVICE

Shtëpia e studios më të madhe të filmit të teknologjisë dixhitale në Kinë, që përdor skena virtuale gjatë gjithë procesit të xhirimit, distrikti Yongchuan në Chongqing, synon të bëhet një qendër prodhimi të teknologjisë së lartë për filma dhe shfaqje televizive, shkruan “China Daily”.

Teknologjia e filmit është zona jonë e re e zhvillimit ekonomik dhe autoritetet synojnë të ndërtojnë një qytet filmi të teknologjisë së lartë në Kinën perëndimore.

Chongqing, një megaqytet me mbi 32 milionë banorë të përhershëm, është një destinacion kryesor  për xhirimet e filmave, me peizazhin e tij unik, historinë e gjatë, kulturën e veçantë dhe rrokaqiejt futuristikë. Komuna jugperëndimore tërheq mbi 300 ekipe filmimi në vit, sipas autoriteteve lokale.

Me një vendndodhje të mirë gjeografike, peizazhe të bukura natyrore, talent vendas dhe shërbim të plotë të prodhimit të filmit, Yongchuan është një vend ideal për prodhimin e filmit.

Qeveria e qarkut ka krijuar një fond prej 1 miliard juanësh (143 milionë dollarë) për të zhvilluar një industri dixhitale kulturore dhe krijuese dhe ka prezantuar një sërë politikash për të ndihmuar në krijimin e një ekosistemi të industrisë së filmit dhe televizionit. (Elona)