Foto nga VCG
Industria e telekomunikacionit e Kinës regjistroi rritje të qëndrueshme në tetë muajt e parë të vitit, e nxitur nga bizneset në zhvillim, treguan të dhënat zyrtare, cituar nga “Xinhua”.
Të ardhurat nga shërbimet e telekomunikacionit arritën në 1.17 trilionë juanë (rreth 167.6 miliardë dollarë amerikanë) në periudhën janar-gusht, duke u rritur 2.7 për qind në bazë vjetore, sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.
Gjatë kësaj periudhe, sektorët në zhvillim vazhduan të regjistronin performanca të forta.
Tre gjigantët e telekomunikacionit të Kinës, “China Telecom”, “China Mobile” dhe “China Unicom”, shënuam rritje të të ardhurave të tyre nga bizneset në zhvillim me 10.5 për qind në 289.7 miliardë juanë. (Elona)