Makaoja përuron urën e re ndërdetare
2024-10-02 15:53:28

Foto nga CCECC

Foto nga CCECC

Rajoni i Posaçëm Administrativ i Makaos (SAR) i Kinës përuroi Urën e Makaos të martën, që përkon me Ditën Kombëtare të Kinës, 1 Tetorin.

"Kjo lidhje e re është një pjesë e rëndësishme e infrastrukturës së transportit pranë Urës Hong-Kong - Zhuhai - Makao. Ajo jo vetëm që ka rritur kapacitetin e përgjithshëm të transportit të Makaos, por gjithashtu ka krijuar kushte më të përshtatshme udhëtimi për banorët dhe turistët," u shpreh kryeekzekutivi i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos Ho Iat Seng gjatë ceremonisë së hapjes.

Struktura ikonike e Urës së Makaos do të mbështesë më tej përpjekjet e qytetit për t'u bërë një qendër botërore e turizmit dhe argëtimit, ndërsa ndihmon në punën për përmirësimin e vazhdueshëm të mirëqenies së banorëve të Makaos dhe promovimin e diversifikimit të duhur ekonomik të qytetit, tha Ho Iat Seng, duke shtuar që ky vit shënon edhe 25-vjetorin e themelimit të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos.

Ura e Makaos, rreth 3.1 kilometra e gjatë, nis të ndërtohej në marsin e vitit 2020. Ajo është ura e katërt ndërdetare në Makao dhe ura e parë me tetë korsi që lidh gadishullin e Makaos me Taipa-n.