Foto VCG
Programi i vazhdueshëm i tregtisë për pajisjet shtëpiake ka çuar në një rritje të të ardhurave nga shitjet të cilat arritën në 33.5 miliardë juanë (4.78 miliardë dollarë amerikanë) që nga gushti, sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Tregtisë.
Qëkur ministria përforcoi mbështetjen për programin në gusht, rreth 5.11 milionë konsumatorë kanë përfituar nga programi për të cilin qeveria qendrore ka dhënë më shumë se 6.4 miliardë juanë në subvencione për konsumatorët, citon “Xinhua”.
Të dhënat treguan se pajisjet shtëpiake të gjelbra dhe inteligjente janë të favorizuara nga konsumatorët, ku produktet e etiketuara me eficencë të energjisë së nivelit të lartë përbëjnë 92.53 për qind të të ardhurave nga shitjet gjatë kësaj periudhe.
Në hapin tjetër, ministria do të vazhdojë të inkurajojë rajone të ndryshme që të përshpejtojnë zbatimin e politikave të subvencionimit. (Elona)