Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të mërkurën mesazh urimi Ishiba Shigeru-t për zgjedhjen si kryeministër i Japonisë.
Foto nga VCG
Në mesazhin e tij, Xi vuri në dukje se Kina dhe Japonia janë dy vende fqinje që ndahen vetëm nga një hapësirë e ngushtë ujore. Rruga e bashkëjetesës paqësore, miqësisë brez pas brezi, bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella dhe zhvillimit të përbashkët është në përputhje me interesat themelorë të popujve të të dy vendeve. Xi shprehu shpresën që Japonia do të punojë së bashku me Kinën për të respektuar parimet dhe konsensusin e katër dokumenteve politike midis dy vendeve dhe për të promovuar marrëdhëniet strategjike me përfitime të ndërsjella, duke ndërtuar marrëdhënie konstruktive e të qëndrueshme kino-japoneze që përputhen me kërkesat e epokës së re.
Po atë ditë, edhe kryeministri i Kinës, Li Qiang, i dërgoi një mesazh urimi Ishiba Shigeru-t, në të cilin thekson se të dyja palët duhet të ruajnë bazën politike të marrëdhënieve ndërmjet tyre, duke forcuar miqësinë, besimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin, për të sjellë kështu më shumë përfitime për popujt e të dy vendeve.