Foto nga VCG
Autoritetet kineze njoftuan të hënën masa të reja për të përmirësuar shërbimet e pagesave për udhëtarët e huaj që vizitojnë Kinën.
Një qarkore nga Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut dhe Administrata Kombëtare e të Dhënave shtjellon një program pilot në tetë qytete, i cili synon të thjeshtojë procedurat për subjektet individuale të biznesit për të marrë kodet e pagesave me celular ku mund të përdoren edhe kartat e kreditit të huaja. Kjo nismë do të mbështesë platformat e pagesave me celular në verifikimin e informacionit të këtyre bizneseve.
Qytetet që marrin pjesë në program përfshijnë Suzhou-n, Hangzhou-n, Jinan-in, Wuhan-in, Changsha-në, Shenzhen-in, Chengdu-në dhe Xian-in.
Programi pritet të ndikojë në mbi 11 milionë biznese individuale, të cilat zënë rreth 9.3 për qind të totalit në mbarë Kinën.
Në nëntë muajt e parë të këtij viti, Kina kontinentale mirëpriti rreth 95 milionë turistë të huaj, 55.4 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, falë edhe politikës së zgjeruar të tranzitit pa viza të vendit.
Kina është e përkushtuar për të përmirësuar mundësinë e pagesave për vizitorët e huaj. Në mars, Këshilli i Shtetit nxori udhëzime për të optimizuar shërbimet e pagesave me karta bankare, për të promovuar përdorimin e parave në dorë dhe për të lehtësuar pagesat me celular. Gjithashtu, një njoftim e publikuar në prill u kërkoi pikave kryesore turistike që të pranojnë si karta bankare vendase, ashtu edhe ato të huaja.