Autoritetet e Partisë Demokratike Progresive (DPP), nëpërmjet politikave të tyre të "militarizimit", nuk do të sjellin siguri në rajonin e Tajvanit, por vetëm do të rrisin rrezikun e konfliktit, tha të hënën një zëdhënës i pjesës kontinentale të Kinës.
Foto nga VCG
Pekini kundërshton fuqimisht çdo formë të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet ShBA-së dhe rajonit të Tajvanit të Kinës, deklaroi zëdhënësi i Zyrës për Çështjet e Tajvanit të Këshillit të Shtetit Chen Binhua.
ShBA-ja miratoi të dielën një ndihmë ushtarake prej 567 milionë dollarësh për rajonin e Tajvanit.
Në tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane, ShBA-ja ka bërë premtime serioze në lidhje me çështjen e Tajvanit, por veprimet e saj po inkurajojnë lëvizje të pamatura për "pavarësinë e Tajvanit" dhe po minojnë paqen e qëndrueshmërinë në Ngushticën e Tajvanit, tha zëdhënësi.
Ai i bëri thirrje ShBA-së që t'u përmbahet sinqerisht parimit të "një Kine" dhe tre komunikatave të përbashkëta, të ndalojë furnizimin me armë të rajonit të Tajvanit e të mos dërgojë sinjale të gabuara ndaj forcave të "pavarësisë së Tajvanit."
Pavarësisht se sa armë marrin autoritetet e DPP-së nga ShBA-ja, ato nuk mund të lëkundin vendosmërinë e fortë të Pekinit për të arritur ribashkimin kombëtar, shtoi Chen.