Gjigantët kinezë të teknologjisë zgjerojnë opsionet e pagesave dhe dërgesave për të rritur blerjet
2024-10-01 11:29:34

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Duke filluar nga e premtja, konsumatorët që blejnë në platformën “Taobao” të “Alibaba” tani mund të përdorin “WeChat Pay” të “Tencent” për transaksione, sipas një deklarate zyrtare nga “Taobao”, njofton “CGTN”.

Opsioni i ri i pagesës i lejon përdoruesit të kryejnë blerjet me “WeChat Pay” dhe përditësimet e mëvonshme do t'u mundësojnë përdoruesve të aksesojnë të dhënat e transaksioneve dhe faturat direkt brenda aplikacionit “WeChat”, njoftoi “WeChat Pay”.

“Taobao” dhe “Tmall” synojnë të integrojnë zyrtarisht “JD Logistics” me shërbimin që pritet të jetë i disponueshëm nga mesi i tetorit.

Pasi të jetë i disponueshëm, shitësit në “Taobao” dhe “Tmall” do të kenë mundësinë të zgjedhin “JD Logistics” për dërgesat.

“JD.com” do të prezantojë gjithashtu shërbime nga rrjeti i dërgesave të “Cainiao”, duke përfshirë “Cainiao Express” dhe “Cainiao Post”, i cili ofron pika të marrjes së pakove.

“JD.com” po përgatitet gjithashtu të shtojë “Alipay” si një opsion pagese, që pritet të nisë përpara Festivalit të Blerjeve të 11 nëntorit.

 Të dyja kompanitë kanë konfirmuar se marrëveshjet e tyre të bashkëpunimit për logjistikën dhe pagesat janë tashmë në fuqi.

“Bashkëpunimi tregon se kompanitë kineze të teknologjisë po lëvizin drejt integrimit më efikas të burimeve dhe përvojave të përmirësuara të përdoruesve”,- tha Liang Qiang, dekan i Shkollës së Biznesit në Universitetin Shantou. (Fatosi)