Guangzhou heq kufizimet për blerjen e shtëpive
2024-10-01 10:53:34
Foto VCG
Qyteti i Guangzhou në provincën Guangdong të Kinës jugore ka hequr kufizimet në blerjen e pronave për shtëpi, një hap i rëndësishëm për qytetin e nivelit të parë për të optimizuar më tej tregun e pronave, shkruan “Xinhua”.
Duke filluar prej së hënës, kualifikimi për blerjen e shtëpive nuk do të rishikohet më dhe nuk do të ketë kufizime për numrin e shtëpive të blera për familjet dhe individët beqarë me ose pa regjistrim familjar vendas në qytet.
Njoftimi u bë i ditur në një qarkoreje të lëshuar nga Zyra e Përgjithshme e qeverisë komunale. (Fatosi)
Lajmet Kryesore