
Foto nga Xinhua
Shkencëtarët kanë identifikuar akullnajën më të trashë në rrafshnaltën Qinghai-Xizang, e njohur si Kulla e Ujit të Azisë, pas zbulimit të një fushe akulli gati 400 metra të trashë, njofton “Xinhua”.
Sipas studiuesve nga Akademia Kineze e Shkencave (CAS), fusha e akullit, me një trashësi maksimale të matur prej afro 400 metrash, është pjesë e akullnajës Purog Kangri në kontenë Tsonyi, rajoni autonom Xizang i Kinës jugperëndimore.
Matja ka përcaktuar se akullnaja Purog Kangri është tani akullnaja më e trashë në rrafshnaltën Qinghai-Xizang, duke zëvendësuar atë të Guliya në prefekturën Ngari.
Akullnajat përmbajnë informacione të rëndësishme për historinë e klimës së Tokës. Më parë, shkencëtarët shpuan një bërthamë akulli 308.6 metra nga Guliya, e cila u formua gjatë një periudhe prej më shumë se 700.000 vjetësh.

Foto nga Xinhua
Shkencëtarët aktualisht po nxjerrin bërthama akulli nga akullnaja Purog Kangri, të cilat ata besojnë se përmbajnë akull më të vjetër. (Fatosi)
