Ushtria Çlirimtare Popullore zhvillon patrullime gatishmërie luftarake në Detin e Kinës Jugore
2024-10-01 15:23:43

Komanda e Zonës Jugore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore (UÇP) kineze njoftoi të martën se ka kryer patrullime gatishmërie luftarake në ujërat përkatëse të Detit të Kinës Jugore nga e hëna deri të martën.

Sipas njoftimit, këto patrullime kanë për qëllim të rrisin aftësitë e përbashkëta luftarake dhe të mbrojnë në mënyrë të vendosur paqen e qëndrueshmërinë në Detin e Kinës Jugore, duke qenë në përputhje me planet vjetore të misioneve stërvitore të ushtrisë kineze.