Henan zgjeron rolin si qendër transporti
2024-10-01 11:28:04
Foto nga VCG
Provinca Henan, e pozicionuar strategjikisht në pjesën qendrore të vendit, ka shërbyer si një qendër kombëtare e transportit për shumë vite, shkruan “Xinhua”.
Në dekadat e kaluara provinca ndërtoi një rrjet modern transporti. Ky rrjet përbëhet nga fluturimet ajrore, hekurudhat, autostradat, kanalet e ujit dhe të gjitha llojet e porteve.
Tani provinca Henan po e shtrin me shpejtësi rolin e saj në fushat e logjistikës ndërkufitare, investimeve dhe tregtisë.
Ajo synon të lehtësojë qarkullimin e dyfishtë të tregjeve vendase dhe ndërkombëtare. (Fatosi)
Lajmet Kryesore