Pekin: Mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit në sheshin "Tiananmen" për 75-vjetorin e RPK-së
2024-10-01 11:45:00

Foto VCG

Një ceremoni e ngritjes së flamurit për të festuar 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës (RPK) u mbajt të martën në sheshin "Tiananmen" në Pekin. 

Roja e Nderit e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës shoqëroi flamurin kombëtar në shesh, ndërsa banda ushtarake luajti himnin kombëtar. 

Shumë njerëz nga e gjithë Kina u mblodhën në shesh për të parë ceremoninë. 

Në sheshin "Tiananmen" u bë ngritja e flamurit të parë kombëtar të RPK-së më 1 tetor 1949, duke shënuar një fillim të ri të lavdishëm për popullin kinez.