Wang Yi uron Safadi-n për rizgjedhjen si zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm i Jordanisë
2024-09-30 16:18:20
Foto nga CFP
Më 26 shtator, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i dërgoi një mesazh Ayman Safadi-t për të uruar për rizgjedhjen si zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm i Jordanisë.
Wang Yi u shpreh se midis Kinës dhe Jordanisë ka një miqësi tradicionale. Vitet e fundit, bashkëpunimi miqësor dypalësh në të gjitha fushat është zhvilluar me qëndrueshmëri dhe dy palët kanë ruajtur shkëmbimet dhe koordinimin për çështjet e rëndësishme ndërkombëtare e rajonale. "Unë dëshiroj të punoj me Ju për t'i çuar përpara marrëdhëniet e partneritetit strategjik kino-jordanez," tha Wang. (Fani)
Lajmet Kryesore