Fillesat globale, inkubatorët kërkojnë mundësi biznesi në tregun kinez
2024-09-30 12:06:14

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Inkubatorët globalë dhe sipërmarrësit fillestarë kanë vlerësuar mundësitë e krijuara nga tregu i madh kinez dhe toka e inkubacionit për start-up-et e teknologjisë me performancë më të mirë në Konferencën Botërore të Inkubatorëve  2024, njofton Xinhua.

Konferenca, e mbajtur në Bashkinë e Shangait nga 26 deri më 28 shtator, tërhoqi rreth 300 projekte inovative në fusha të avancuara si biomjekësia, qarqet e integruara dhe inteligjenca artificiale.  Morën pjesë inkubatorët kryesorë nga më shumë se 10 vende, duke përfshirë Kinën, Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Holandën.

Kina ka më shumë se 700,000 ndërmarrje dhe ekipe të inkubuara. Të ardhurat e ndërmarrjeve të inkubuara kanë tejkaluar 1 trilion juanë (rreth 143 miliardë dollarë amerikanë). (Fatosi)