Li Qiang uron Amarasuriya-n për zgjedhjen si kryeministre e Sri-Lankës
2024-09-30 16:37:42
Foto nga CFP
Më 27 shtator, kryeministri kinez Li Qiang i dërgoi një mesazh Harini Amarasuriya-s për ta uruar për zgjedhjen si kryeministre e Sri-Lankës.
Li Qiang u shpreh në mesazh se ndërmjet Kinës dhe Sri-Lankës ka një miqësi tradicionale. Gjatë 67 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve, të dy palët gjithmonë e kanë respektuar dhe e kanë trajtuar njëra-tjetrën në mënyrë të barabartë, duke ruajtur zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe. "Unë dëshiroj të punoj me Ju për të promovuar shkëmbimet e bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat e për të çuar përpara marrëdhëniet e partneritetit strategjik kino-srilankas," theksoi Li Qiang. (Fani)
Lajmet Kryesore