Li Qiang uron Hassan-in për zgjedhjen kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes i Jordanisë
2024-09-30 15:50:49

Foto nga CFP
Më 26 shtator, kryeministri kinez Li Qiang i dërgoi një mesazh Jafar Hassan-it për ta uruar për zgjedhjen si kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes i Jordanisë.
Li u shpreh në mesazhin e tij se marrëdhëniet kino-jordaneze janë zhvilluar mirë, bashkëpunimi dypalësh në fushën ekonomike, kulturore etj. ka pasur përparime dhe të dy palët kanë ruajtur komunikimin për çështjet e mëdha ndërkombëtare e rajonale. "Qeveria kineze i kushton shumë rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve me Jordaninë dhe dëshiron të punojë së bashku me qeverinë e re jordaneze për të thelluar besimin e ndërsjellë politik dhe bashkëpunimin miqësor dypalësh në të gjitha fushat në të mirë të të dy popujve," u shpreh ai. (Fani)
Lajmet Kryesore
