Wang Yi uron Vijitha Herath-in për zgjedhjen si ministër i Jashtëm i Sri-Lankës
2024-09-30 16:43:16

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Më 27 shtator, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i dërgoi një mesazh Vijitha Herath-it për ta uruar për zgjedhjen si ministër i Jashtëm i Sri-Lankës.

Wang Yi u shpreh në mesazhin e vet të urimit që ndërmjet Kinës dhe Sri-Lankës ka një miqësi tradicionale dhe bashkëpunimi dypalësh në të gjitha fushat u ka sjellë përfitime popujve të të dy vendeve. "Unë dëshiroj të punoj së bashku me Ju për ta trashëguar miqësinë tradicionale kino-srilankase, për të thelluar besimin e ndërsjellë politik, si edhe për t'i çuar përpara marrëdhëniet e partneritetit strategjik ndërmjet të dy vendeve," u shpreh kreu i diplomacisë kineze në urimin për homologun  e Sri-Lankës. (Fani)