Huang Zongde u regjistrua në Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës në moshën 17 vjeç, duke filluar një karrierë ushtarake pothuajse katër dekada të gjatë, ku për guximin, trimërinë dhe devotshmërinë e tij, ai është vlerësuar me shumë medalje e çmime.
Presidenti kinez Xi Jinping fituesit e medaljeve dhe të titujve të nderit, 29 shtator 2024, Pekin/Xinhua
93-vjeçari mori dekoratën më të lartë shtetërore të dielën, kur presidenti kinez Xi Jinping i dha atij Medaljen e Republikës në një ceremoni në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin.
Me rastin e 1 Tetorit, 75-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, 15 individëve iu dhanë medalje kombëtare dhe tituj nderi, duke përfshirë edhe Huang Zongde, lidhur me kontributin dhe arritjet e tyre.
Përveç tij, Medalja e Republikës iu dha edhe tre vetave të tjerë. Wang Yongzhi, një ekspert raketash dhe pionier i programit të eksplorimit të hapësirës me ekuipazh të Kinës, u nderua pas vdekjes. Gjithashtu, medalje mori edhe Wang Zhenyi, një shkencëtar mjekësor i njohur për përparimet në trajtimin e leucemisë, dhe Li Zhensheng, ekspert në rritjen e grurit.
Titujt kombëtarë të nderit iu dhanë 10 vetave, duke përfshirë shkencëtarë, një patrullues kufiri, një artist, një zejtar, arsimtarë, një punonjës shëndetësor, një ekonomist dhe një sportist.
Ushtarë që mbajnë medalje në ceremoninë e dekorimit, 29 shtator 2024, Pekin/Xinhua
Duke folur në ceremoninë e dekorimit të dielën, presidenti Xi Jinping u shpreh që Kina është në një periudhë vendimtare për kthimin në një vend të madh socialist modern në të gjitha aspektet dhe arritjen e përtëritjes kombëtare nëpërmjet modernizimit kinez.
Duke e inkurajuar popullin kinez të përpiqet për arritje të jashtëzakonshme në vendet e zakonshme të punës, Xi nxiti dhënien e kontributit për zgjidhjen e sfidave ndaj zhvillimit e reformës dhe për ruajtjen e harmonisë dhe qëndrueshmërisë shoqërore.
Me Medaljen e Miqësisë, dekorata më e lartë shtetërore në Kinë për të huajt, u nderua presidentja e Bankës së Re të Zhvillimit dhe ish-presidentja braziliane Dilma Rousseff, për angazhimin e saj ndaj miqësisë midis Kinës e Brazilit, për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Kinës dhe Bashkësisë së Shteteve të Amerikës Latine e të Karibeve dhe për bashkëpunimin ndërmjet vendeve të BRICS-it.
Duke marrë medaljen në ceremoni, Rousseff tha se ky nderim që iu bë simbolizon lidhjet e forta ndërmjet Brazilit dhe Kinës, duke u zotuar të vazhdojë përpjekjet e saj të vendosura për të nxitur miqësinë.
Ish-presidentja braziliane Dilma Rousseff mban një fjalim në ceremoinë, 29 shtator 2024, Pekin/Xinhua
Arritjet e mëdha gjatë dekadave, duke përfshirë transformimin ekonomik, risitë teknologjike dhe zhvillimin shoqëror, e kanë bërë Kinën një shembull e një burim frymëzimi për botën, theksoi znj. Rousseff.
“Populli kinez është i gatshëm të bashkohet me popujt e të tërë botës për të mbrojtur paqen botërore, për të nxitur zhvillimin e përbashkët dhe për të promovuar ndërtimin e një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, për të krijuar një të ardhme më të mirë për njerin," theksoi nga ana e tij presidenti kinez Xi Jinping.