Tregu i këmbimit valutor në Kinë raportoi ecuri të mirë të transaksioneve në gusht
2024-09-29 10:00:48

CFP

Tregu i këmbimit valutor të Kinës regjistroi transaksione që arrijnë në 26.94 trilion juanë (3.78 trilionë dollarë amerikanë) në gusht, treguan të dhënat zyrtare.

Vëllimi i transaksioneve të tregut të klientëve arriti në 3.4 trilionë juanë muajin e kaluar dhe ai i tregut ndërbankar arriti në 23.54 trilionë juanë, sipas Administratës Shtetërore të Këmbimit Valutor.

Për sa i përket produkteve, vëllimi kumulativ i transaksioneve të tregut spot ishte 9.88 trilionë juanë dhe ai i tregut të derivateve ishte 17.06 trilionë juanë. Vëllimi i transaksioneve në tregun valutor të vendit arriti në 190.33 trilionë juanë në tetë muajt e parë të vitit, sipas të dhënave. (Irma)