Mbi 400 relikte nga Deti i Kinës Jugore bënë debutimin në Hainan
2024-09-28 15:14:54

Një ekspozitë me mbi 400 objekte relikte të nxjerra nga dy anije antike të mbytura, të zbuluara në Detin e Kinës Jugore, u çel të premten pasdite në Qionghai, një qytet në provincën ishullore të Kinës jugore, Hainan, citon “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Këto artefakte, të cilat ishin të zhytura në det për mbi 500 vjet, në një thellësi prej mbi 1500 metrash, po shfaqen për herë të parë.

Ekspozita, e hapur në Muzeun e Hainanit të Detit të Kinës Jugore, mbulon një sipërfaqe prej afro 1000 metrash katrorë. Në të janë ekspozuar 408 artefakte nga dy anijet e mbytura antike, së bashku me 34 artefakte të huazuara nga Muzeu i Pallatit dhe muzetë e tjerë, duke e çuar numrin total të tyre në 442.

Foto nga VCG

Në tetor 2022, këto dy anije të mbytura antike nga dinastia Ming (1368-1644) u zbuluan pranë shpatit kontinental veriperëndimor në Detin e Kinës Jugore.