Të ardhurat e industrisë audio-vizuale në Kinë u rritën me 7 për qind në gjysmën e parë të vitit
2024-09-28 16:13:38

Industria e transmetimeve, televizionit dhe shërbimeve audio-vizuale në internet në Kinë gjeneroi të ardhura totale prej 668.3 miliardë juanë (95.3 miliardë dollarë amerikanë) në gjysmën e parë të vitit, me një rritje vjetore prej 7 për qind.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zhvillimi i rrjeteve televizive kabllore dhe 5G po përparojnë, me mbi 28 milionë përdorues në rrjetin e transmetimit 5G, deklaroi në një konferencë për shtyp të premten, Zhu Yonglei, nënkryetari i Administratës Kombëtare të Radios dhe Televizionit, citon “Xinhua”.

Shifrat zyrtare tregojnë se shërbimet audio-vizuale në internet vazhdojnë të lulëzojnë, me një bazë përdoruesish prej 1.07 miliardë.

Zhu theksoi se Kina është bërë një lojtar kryesor në prodhimin e transmetimeve, televizionit dhe përmbajtjeve video në internet, me prodhime të shkëlqyera në zhanre të ndryshme.

Nga janari deri në gusht të këtij viti, janë miratuar për publikim 148 drama televizive dhe seriale në internet.