Yibin, nis transporti hekurudhor e rrugor me EQL
2024-09-28 19:31:25

Nisi të premten transporti hekurudhor dhe rrugor midis qytetit Yibinit të Kinës Jugperëndimore dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore. 

Ceremonia përkatëse u zhvillua në kuadrin e Mbledhjes së Zyrtarëve të Ndërlidhjes për Bashkëpunimin Logjistik Kinë-EQL. 

/CMG

Ceremonia e nisjes së transportit në mbledhje/CMG

Në orën 10 paradite, një tren me 40 kontejnerë dhe tre kamionë që mbajnë produkte, u nisën nga qyteti Yibin drejt destinacioneve në Europë, duke përshkuar vendet përgjatë intinerareve të nismës “Një brez, një rrugë” si Kazakistani, Bjellorusia etj. 

Ceremonia në terren e nisjes së transportit/CMG

Kjo shënon hapjen e kanaleve të transportit të qytetit ndaj vendeve përkatëse.