Foto nga VCG
Agjencia kombëtare e lajmeve e Kinës, “Xinhua”, çeli të enjten një ekspozitë fotografike që dokumenton transformimin historik të vendit gjatë dekadave të fundit.
Ekspozita u hap në Qendrën Kombëtare të Informacionit Financiar në Pekin, në prag të festimeve për 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës, shkruan “Xinhua”.
Në ekspozitë janë gati 500 fotografi që përfshijnë periudha të ndryshme historike, të zgjedhura nga koleksioni i “Xinhua”-së, që përmban mbi 10 milionë imazhe, arkivi më i madh i fotografive në vend.
Foto nga VCG
Fu Hua, president i “Xinhua”, tha se agjencia e lajmeve është e përkushtuar për të fokusuar momentin përmes imazheve dhe mban përgjegjësinë kryesore të regjistrimit të ngjarjeve historike për popullin.
Duke përdorur një perspektivë gazetareske për të portretizuar ndryshimet shoqërore, ekspozita thur së bashku fragmente të kujtimeve kombëtare dhe kolektive që kanë siguruar vendin e tyre në histori, tha Fu.
Foto nga VCG
“Ekspozita ka dokumentuar udhëtimin e lavdishëm të zhvillimit të kombit dhe marshimin e tij drejt prosperitetit. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me kolegët tanë të medies dhe organizatave, duke kontribuuar në ndërtimin e një Kine të fortë dhe avancimin e përtëritjes kombëtare”,- tha ai. (Irma)