Banka Popullore e Kinës ul normën e rezervës dhe normat e riblerjes për të nxitur rritjen ekonomike
2024-09-27 20:44:40

Banka Popullore e Kinës (PBOC) njoftoi të premten një ulje prej 0.5 pikë përqindjeje në normën e rezervës për institucionet financiare, e cila hyn në fuqi po atë ditë, si pjesë e përpjekjeve të saj më të fundit për të nxitur rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe zhvillimin me cilësi të lartë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ky rregullim përjashton institucionet financiare që aktualisht i nënshtrohen një raporti rezervë prej 5%. Pas këtij ndryshimi, mesatarja e ponderuar e normës së rezervës për institucionet financiare do të jetë rreth 6.6%.

Për të forcuar rregullimet kundër ciklit të politikës monetare, Banka Qendrore e Kinës gjithashtu uli normat e interesit për operacionet e saj të riblerjejes së kundërt 7-ditore, nga 1.70% në 1.50% .

Normat për riblerjen e kundërt 14-ditore dhe operacionet e përkohshme të likuiditetit, do të vazhdojnë të përcaktohen bazuar në normën e rregulluar të riblerjes së kundërt 7-ditore, ndërsa rregullimet ekzistuese të marzhit mbeten të pandryshuara.

Banka Qendrore i përmbahet një politike monetare mbështetëse me rregullore të forcuara dhe më të sakta, për të krijuar një mjedis të shëndetshëm monetar dhe financiar, për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe zhvillim me cilësi të lartë, thuhet në një deklaratë të Bankës.