foto VCG
Ministria kineze e Arsimit synon ndryshime të rëndësishme në peizazhin e arsimit të lartë të vendit në përgjigje të kërkesave në zhvillim të ekonomisë dhe shoqërisë, shkruan “Xinhua”.
Gjatë një konference për shtyp në Pekin të enjten, ministria zbuloi se gjatë 12 viteve të fundit, 21.000 programe të reja universitare janë nisur në mbarë vendin, ndërsa janë hequr 12.000 programe që konsideroheshin të papërshtatshme për rritjen sociale dhe ekonomike.
Vetëm në vitin 2024 janë krijuar 1673 programe të reja në fusha me rëndësi strategjike kombëtare, ndërsa janë ndërprerë 1670 programe.
Zëvendësministri i Arsimit, Wu Yan, deklaroi se këto rregullime përfaqësojnë një ndryshim të jashtëzakonshëm në strukturat akademike në të gjithë vendin. Wu theksoi se ndryshimet e ardhshme do të përqendrohen në përafrimin e ofertave arsimore me nevojat strategjike kombëtare, mbështetjen e zhvillimit rajonal dhe promovimin e zhvillimit të gjithanshëm të studentëve.
Aktualisht, Kina ka 1308 universitete që ofrojnë kurse në 816 drejtime, duke rezultuar në një total prej 62.000 programesh universitare në mbarë vendin. (Irma)