Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të akordojë disa medalje kombëtare dhe tituj nderi, në një ceremoni që do të mbahet në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin, të dielën paradite në orën 10, në prag të 75-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Xi do të mbajë gjithashtu një fjalim të rëndësishëm në këtë ceremoni.
Foto nga VCG
Gjatë ceremonisë do të akordohen tre kategori nderimesh – Medalja e Republikës, Medalja e Miqësisë dhe medalje për tituj nderi kombëtar.
Më 13 shtator, Xi firmosi një urdhër presidencial për të akorduar medalje kombëtare dhe tituj nderi për 15 personalitete me rastin e 75-vjetorit të themelimit të Kinës.
Ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt të dielën nga Grupi Mediatik i Kinës dhe Xinhuanet. Ajo do të transmetohet njëkohësisht edhe në portalet kryesore të lajmeve qendrore, duke përfshirë people.cn, cctv.com dhe china.com.cn, si dhe në platformat e mediave të reja, si aplikacionet celulare nga Gazeta Popullore, Agjencia e Lajmeve Xinhua dhe Televizioni Qendror i Kinës.