Foto nga VCG
Investimi i Kinës në projektet e ruajtjes së ujit arriti në 801.94 miliardë juanë (114.23 miliardë dollarë amerikanë) në tetë muajt e parë të vitit, me 10.7 për qind më shumë në baza vjetore, deklaroi në një konferencë shtypi zëvendësministri i Burimeve Ujore, Wang Bao'en, citon “Xinhua”.
Sipas tij, ndërtimi i projektit të ruajtjes së ujit në një shkallë masive ka kontribuar në punësim. Ndërtimi i projekteve të tilla krijoi afro 2.1 milionë vende pune në tetë muajt e parë të vitit, me 6.9 për qind më shumë në baza vjetore.
Wang tha se gjatë kësaj periudhe, pesë provinca, Hebei, Guangdong, Zhejiang, Shandong dhe Anhui, secila regjistruan investime që tejkalonin 40 miliardë juanë në këtë sektor.
Të dhënat e qeverisë tregojnë gjithashtu se që nga fillimi i këtij viti janë realizuar gjithsej 42.000 projekte për ruajtjen e ujit në shkallë vendi, me një rritje prej 14.1 për qind në baza vjetore. Ndër to, 28.000 janë projekte të sapofilluara, me 18.7 për qind rritje.
Wang tha se Ministria e Burimeve Ujore synon të vazhdojë të bëjë përpjekje solide për të promovuar ndërtimin e infrastrukturës për ruajtjen e ujit pas sezonit të përmbytjeve. (Irma)