Uji i ricikluar bëhet burimi i dytë i qëndrueshëm i ujit në Pekin
2024-09-27 11:11:28

CFP

CFP

Uji i ricikluar është bërë burimi i dytë më i rëndësishëm i furnizimit me ujë për kryeqytetin kinez Pekin, sipas autoriteteve lokale.

Në vitin 2023, qyteti ricikloi 1.28 miliardë metra kub ujë, nga të cilat 1.18 miliardë metra kub u përdorën për qëllime ekologjike dhe mjedisore për të rimbushur burimet natyrore ujore të qytetit, sipas të dhënave të departamentit, shkruan “Xinhua”.

“Sasia e ujit të ricikluar përbënte gati 30 për qind të konsumit total të ujit të qytetit vitin e kaluar, një rekord i lartë, duke e bërë atë burimin e dytë të qëndrueshëm të ujit në Pekin”,- tha Fu Chaochen, drejtor i Autoritetit të Ujit të Pekinit për trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e ujit të rikuperuar.

Që nga fillimi i vitit 2023, Pekini ka zgjeruar rrjetin e tubacioneve të grumbullimit të ujërave të zeza me 729 km dhe ka rinovuar tubacionet e kullimit të ujërave të shiut prej 50 km.

Kapaciteti i trajtimit të ujërave të zeza të qytetit ka arritur në 7.85 milionë metra kub në ditë, tha Fu.

Gjashtë fabrika të riciklimit të ujit janë aktualisht në ndërtim e sipër në Pekin. Ndërkohë, autoriteti i ujësjellësit ka nisur një punë masive pastrimi të kanaleve dhe daljeve të kullimit të ujërave të shiut për grumbullimin më të mirë të ujërave të shiut. (Irma)