Kina monitoron misionin e furnizimit të Filipineve në Gumën Ren'ai
2024-09-27 21:15:26
Foto nga ministria e Jashtme e Kinës
Roja Bregdetare e Kinës (CCG) monitoroi të gjithë procesin e një misioni furnizimi të kryer nga një anije civile filipineze në ujërat e Gumës Ren'ai në Detin e Kinës Jugore.
Furnizimi i së enjtes për nevojat e përditshme të anijes ushtarake filipineze, e cila ka mbetur ilegalisht në Gumën Ren'ai, ishte një marrëveshje e përkohshme e arritur nga palët kineze dhe filipineze, tha të premten zëdhënësi i CCG Liu Dejun.
Liu i kërkoi palës filipineze që të mbajnë angazhimin dhe të bashkëpunojnë me Kinën për menaxhimin e situatës detare.
Ai tha se Roja Bregdetare e Kinës do të vazhdojë aktivitetet e saj të zbatimit të ligjit në Ishujt Nansha të Kinës dhe ujërave përreth, duke përfshirë Gumën Ren'ai.
Lajmet Kryesore